Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka ftuar popullin amerikan që të jetë i bashkuar pas vrasjes së tre policëve në Luiziana.
Ai ka deklaruar se populli amerikan duhet domosdoshmërish të jetë i bashkuar dhe asnjë ngjarje të mos përdoret për qëllime politike në fushatën për president të Amerikës.
“Kemi qëndrime të ndryshme dhe kjo nuk është diçka e re”, ka thënë Obama në një konferencë për media. “Kjo është arsye përse ngjarja është shumë e rëndësishme… të gjithë tani duhet të fokusohemi në fjalë dhe veprime që mund ta bashkojnë edhe më shumë këtë shtet. Nuk na duhet retorikë nxitëse”.
Tre policë gjetën vdekjen dhe tre të tjerë u plagosën në Baton Rouge, më pak se dy javë pasi një person me ngjyrë u vra në kryeqytetin e Luizianës nga policia, duke nxitur protesta gjithëkombëtare, referon Koha. (b.an)