Recep Tayyip Erdogan i ka rezistuar një grusht shteti të ushtrisë në Turqi. Megjithëse u raportua se presidenti turk kërkoi azil në Britani të Madhe dhe Gjermani, u zbulua se Erdogan kishte qëndruar në qytetin turistik të Marmarisit. Erdgogan me të arritur në Stamboll pas dështimit të puçit ushtarak, kishte deklaruar se hoteli ku kishte qëndruar ishte bombarduar, transmeton Telegrafi.
Ndërsa sot ka filluar një operacion i gjerë për arrestimin e gjashtë ushtarëve dhe dy komandantëve që ishin pjesë e këtij operacioni, të cilët janë arratisur drejt maleve të Konyas, ndërsa pak çaste më parë janë arrestuar. Vlen të theksohet se presidenti 62-vjeçar mori pjesë sot në varrimin e mikut të tij, përkatësisht shqiptarit prej Kumanovës së Maqedonisë, Erol Olcakut, të cilin e ka vlerësuar lartë Erdogan duke e cilësuar si një diamant.