SHBA
Pas BE-së, ka reaguar edhe SHBA në lidhje me propozimin e Metës. Në një deklaratë të Ambasadës, bëhet me dije se Donald Lu ka pranuar ftesën e Metës. Lu këmbëngul që në diskutime do të flitet vetëm për propozimin hybrid.
Reagimi i ambasadës amerikane:
Ambasadori Lu ka informuar Kryetarin e Parlamentit Z. Meta se e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, duke nënkuptuar se këto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid.
Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS.