Turqia është duke vazhduar me arrestimet e dhjetëra ushtarëve që morën pjesë në tentativën për grusht shteti, duke përfshirë edhe oficerë të rangut të lartë, për rolet e tyre të dyshuara në grushtin e dështuar të shtetit të premten mbrëma.
Deri më tani, më shumë se 6.000 persona janë arrestuar dhe rreth 2.700 gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra. Ky numër pritet të rritet më tej, tha Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
Një komandant brigade dhe më shumë se 50 ushtarë u arrestuan në provincën perëndimore të Denizli mëngjesit e të dielës, raportojnë mediat turke.
Të paktën 300 persona janë vrarë në përleshjet e të premtes pasi grushti i shtetit dështoi.
Panorama/d.i.