Nga Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel
Grushti i dështuar i shtetit në Turqi, që shkaktoi shumë viktima, edhe mes civilëve, gjatë përplasjeve që ndodhën natën e të premtes, më shkakton një dhimbje të thellë.
Edhe unë, ashtu si miliona qytetarë turq, natën e të premtes kalova orë të tëra përpara televizorit, duke parë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e grushtit të shtetit, dhe rezistencën që iu bë prej rrjeteve televizive.
Edhe unë i përqendruar, bashkë me miliona telespektatorë të tjerë, në tentativën për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë.
Dua të them se unë kam një besim të plotë tek demokracia. Pastaj, për shumë arsye të ndryshme, unë jam kritik ndaj qeverisë aktuale të AKP, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Megjithatë, dua ta them me shumë qartësi, se grushtet ushtarake të shtetit nuk janë kurrë një zgjidhje për problemet e Turqisë.
Gjatë jetës sime kam parë tre grushte shteti ushtarakësh “të suksesshëm”, dhe katër “të dështuar”…
Të gjithë ata i kanë bërë problemet e Turqisë edhe më të mëdhenj, dhe njerëzit edhe më të pakënaqur.
Kështu që, ndihem i lehtësuar që, partitë e opozitës shprehën qysh në fillim kundërshtimin e tyre ndaj grushtit të shtetit. Sepse e ardhmja e Turqisë është tek demokracia e plotë./ Bota.al/d.i.