Motorçiklisti turk Kenan Sofuoglu raportohet se ka kërcënuar me jetë futbollistin e njohur Hakan Shukur pas tentativës së dështuar për të organizuar grusht shteti në Turqi.
Kjo pasi Shukur njihet si mbështetës i hapur i rivalit të Presidentit Erdogan, klerikut Fet’hullah Gulen.
Kërcënimi ndaj Shukur është bërë në Facebook-un e motorçiklistit, i cili i ka ndaluar futbollistit që të mos shkojë në qytetin Sakarya, në të kundërt qytetarët do ta kapin dhe dhunojnë rëndë.
Duhet kujtuar se Sakarya është qytet pak orë larg Stambollit, ku dhe jeton Hakan Shukur dhe motorçiklisti është mbështetës fanatik i Presidentit Erdogan, citohet Express. (b.an)