Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sonte se ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.
Kërkesa ka ardhur pas hetimit për një rast korrupsioni. Bashkëshorti i gjyqtares rezulton se ka marrë 50 mijë euro nga një qytetar për të ndikuar në një vendim që do jepte bashkëshortja e tij.
Bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea punon si keshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë
Përveç tyre, urdhër arresti është lëshuar edhe për tre persona, dy prej tyre palë në gjykimin për të cilin janë dhënë lekët ndërsa personi i tretë është sekseri.
Sipas prokurorisë mësohet se gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj janë larguar nga Shqipëria ndërsa tre personat e tjerë janë arrestuar mbrëmjen e sotme.
Dyshohet se hetimi ndaj gjyqtares dhe bashkëshortit të saj është dekonspiruar.
Ky cilësohet si skandal i radhës në nivelin më të lartë të trupës gjyqësore, në një kohë kur politika po mundohet të realizojë një reformë në drejtësi me ndihmën e ndërkombëtarëve.
(java / r.a)