Fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit Tiranë (TIA) drejt Stambollit, planifikuar për mbrëmjen e së shtunës në orën 20:55 është anulluar.
Në faqen zyrtare të TIA-sot është publikuar se janë anulluar të dy fluturimet e parashikuara gjatë të shtunës, të kompanisë “Turkish Airlines” nga Tirana në Stamboll, në oraret 09:25 dhe 20:30, ndërsa ka vijuar fluturimi nga Tirana drejt Antalyas sipas orarit të planifikuar .
Mbrëmjen e së premtes, një klikë brenda forcave të armatosura turke u përpoqën të rrëzonin qeverinë turke përmes një grushti shteti. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, qeveria njoftoi se grushti i shtetit kishte dështuar.