“Grushtin e shtetit e tentuan ne 21 janar moren ate qe merituan!”
Ishte ky koment i ish kryeministrit Berisha në statusin e tij në rrjetin social, ku flitej për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi, që ka sjellë reagimin e deputetit Erjon Braçe.
Socialisti shkruan në rrjetin e tij social se “nderimet” që Berisha bën shpesh për 21 janarin, janë të mjaftueshme që të nisë një hetim i ri për pushkatimet e asaj dite të zezë për kryeqytetin.
postimi i Braçes:
Një kriminel si Sali Berisha, vijon t’i bëjë “homazh” masakrës së tij më 21 janar 2011. Vijon ta quajë “grusht shteti”, vijon të quajë pushkatimet e tij të asaj dite, “përgjigje e merituar”.
Të gjitha komentet e reja, i ka bërë duke vendosur ngjarjet e djeshme të Turqisë në 21 janarin shqiptar.Ju i dini rezervat e mia për “drejtësinë” në këtë vend.
Por, asnjë agjenci ligjzbatuese e shtetit të drejtuar nga Berisha, as prokuroria e as ndonjë gjykate, nuk kanë hetuar e gjykuar ndonjë “grusht shteti”.
“Grushti i Shtetit” nuk ekzistoi kurrë! “Grushti i Shtetit” u sajua pasi u pushkatuan 4 njerëz të zakonshëm në mes të bulevardit, si alibi për pushkatimet pa gjyq.
Por “homazhet” kohë pas kohe të Berishës vlejnë për drejtësinë.Shikoni: Drejtësia e kontrolluar prej tij ka dhënë tre verdikte në tre palë gjykata.
Në të tria ka vendosur:
“Vrasje nga pakujdesia”!
Por Sali Berisha thotë tjetër gjë. Sali Berisha i quan vrasjet “përgjigje e merituar”. “Përgjigje e merituar” nga “pakujdesia” nuk ka! Asnjëherë!
Përgjigje e “merituar” është “vrasja me paramendim”.“Vrasja me paramendim” nuk është hetuar kurrë, as gjykuar gjithashtu.
Ndaj mendoj se “homazhet” e njëpasnjëshme që Sali Berisha i bën 21 janarit të tij, kanë vlerën e një dëshmie për një hetim të ri, të pavarur e profesional mbi pushkatimet në 21 janar.Kjo po është “përgjigja e merituar”.