Një 33-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë në Korçë për kontrabandë me një vlerë prej 40 mijë eurosh.
Bëhet e ditur se personi i arrestuar është shtetasi Ilir Treska, 33 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi Drejtoria e Hetimit Tatimor ka gjetur një sasi të konsiderueshme produktesh kontrabande me vlere rreth 40.000 euro, te paketuara dhe ambalazhuara me mbishkrime greke, në aktivitetin e 33-vjeçarit.
Gjithashtu nga ana e Drejtorisë së Hetimit Tatimor është bërë i mundur inventarizimi i të gjithë produkteve të cilat mbaheshin dhe ruheshin për tregtim nga Administratori i subjektit, Ilir Treska, me qëllim vlerësimin korrekt të situatës financiare si dhe dokumentimin ligjor të shmangieve fiskale.