Ushtria turke po tenton një grusht shteti në Turqi. Mediat turke raportojnë për të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, Ankara si dhe në Stamboll. Mësohet se një helikopter ushtarak ka hapur zjarr pranë selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke.
Mbi qiellin e kryeqytetit turk, janë parë të fluturonin avionë dhe helikopterë. Mësohet gjithashtu se ushtria ka marrë në kontroll aeroportet e Ankarasë dhe Stambollit si dhe ka mbyllur dy urat e Bosforit, e cila patrullohet nga avionë dhe helikopterë të ushtrisë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar i pari kryeministri turk, Binali Yıldırım, i cili u shpreh gjatë një konference për shtyp se disa grupe brenda ushtrisë turke duan të rrëzojnë qeverinë legjitime. Ai tha se forcat e policisë turke kanë filluar operacionin për neutralizimin e këtyre milicive, siç i quajti ai.
Mësohet se tanket e ushtrisë kanë dalë nga kazermat dhe kanë rrethuar aeroportet dhe objektet strategjike në Ankara dhe Stamboll. Janë mbyllur rrugët kryesore të lëvizjes së automjeteve.
Ky është grushti i shtetit i pestë që ndodh në Turqi. I pari është ai i vitit 1960, për tu pasuar më pas në 1971, 1980 dhe i fundit në vitin 1998.
Zhvillimet në Turqi minutë pas minute
Ora 22:50 S’ka informacion për Presidentin Erdogan
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk ka asnjë informacion për presidentin turk, Reccep Tayp Erdogan. Ai nuk dihet se ku ndodhet në këto momente kur ushtria po tenton të zbatojë një grusht shteti, me qëllim rrëzimin e qeverisë.
Ora 22:40 Ushtria: Kemi marrë pushtetin
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke ka bërë të ditur se kanë marrë në dorë shumicën e pushtetit në të gjithë vendin. Sipas tij, grushti i shtetit u realizua me sukses.
Ora 22:35 Yilidirim: Po tentohet grusht shteti, do i neutralizojmë
Kryeministri turk Binali Yilidirim u shpreh në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme se po tentohet të organizohet një grusht shteti. Ai fajësoi komandantët e ushtrisë si përgjegjës të këtij akti.
“Disa njerëz po kryejnë veprime të paligjshme. Përgjegjës është zinxhiri komandues“, tha Yildirim. Ai tha se qeveria e zgjedhur nga populli do të vazhdojë të mbetet në krye. “Kjo qeveri do të largohet vetëm kur ta thonë njerëzit këtë“, shtoi ai, ndërsa njoftoi se policia ka nisur ofensivën për neutralizimin e grupit të rebeluesve ushtarakë.
Ora 22:30 Ushtria ka marrë nën kontroll aeroportin “Ataturk” dhe televizionin shtetëror
Ushtria turke ka marrë nën kontroll aeroportin e Stambollit “Ataturk” si dhe televizionin shtetëror. Ky i fundit ka ndërprerë transmetimet.
Ora 22:20 Tentativë për grusht shteti në Turqi
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Ankara dhe Stamboll. Autoritetet dyshojnë se po përgatitet një grusht shteti nga ushtria me qëllim rrëzimin e qeverisë. Një helikopter ushtarak ka sulmuar zyrat qendrore të Shërbimit të Inteligjencës turke në Ankara. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se ushtria ka bllokuar edhe dy urat e Bosforit në Stamboll.
Deklarata
Ushtria turke përmes një komunikatë për media, ka njoftuar se ka marr pushtetin në Turqi. Ushtria Turke ka marrë kontrollin e plotë të shtetit, për të kthyer rendin kushtetues, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë e njerëzve; për ta kthyer sërish pushtetin e drejtësisë (gjyqësorit) në vend; rivendosja e rendit të përkeqësuar të sigurisë publike
“Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe premtimet tona mbeten të vlefshme. me të gjitha vendet e botës , ne shpresojmë që të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.
Mediat turke raportojnë për të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, Ankara. Mësohet se një helikopter ushtarak ka hapur zjarr në Ankara, pranë selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke.
Mbi qiellin e kryeqytetit turk, Ankara, janë parë të fluturonin avionë dhe helikopterë.
Mësohet gjithashtu se autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, e cila patrullohet nga avionë dhe helikopterë.
Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se ka pasur një tentim grushtetit
Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëror duke thënë se disa individë në ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të paguajnë shtrenjtë”.
Këto informacione vijnë pak kohë pas raportimeve se mbi qiellin e Stambollit dhe Ankarasë janë parë helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë, transmeton GazetaExpress.
Raportohet se një helikopterë ka hapur zjarr në njërën prej distrikteve të Ankarasë ku ndodhet edhe ndërtesa kryesore e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë. Sipas kryeministrit turk, Yildirim, forcat turke janë duke u munduar që të zgjidhin këtë situatë