Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vjedhjes me dhunë ndodhur në Babrru Kamëz.
Autori i dyshuar, i identifikuar me inicialet E(A) Sh 44 vjeç, banues në Durrës, u shpall në kërkim pasi mëngjesin e ditës së sotme, në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia” Babrru Tiranë, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë me dhunë nga dora çantën një të moshuare, banuese në Babrru Tiranë, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milon lekë të vjetra.

Nga informacionet e marra ne rrugë operative dhe veprimet e para proceduriale u bë e mundur identifikimi i mjetit me targë AA903 GX, ku dyshohet se ka lëvizur autori.
Nga verifikimet paraprake mjeti dyshohet të jetë marrë me qira nga autori i dyshuar.