Teksa i fshihej kamionit që po merrte përpara gjithçka gjente përpara, në Lungomare në Nicë, një grua shtatzënë e ka sjellë në jetë fëmijën e saj në mes të masakrës.
Ankthi dhe frika i kanë provokuar kontraksione gruas, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Fatmirësisht mes turmës që tentonte të fshihej ndodhej edhe një mjek, i cili e ndihmoi gruan që të sillte në jetë foshnjën e saj shëndoshë e mirë.
Sipas “Le Figaro”, gruaja ishte fshehur bashkë me bashkëshortin e saj dhe rreth 1500 persona të tjerë në restorantin “Ruhl Plage”, që ndodhet pranë detit. Papritur ajo filloi të kishte kontraksione dhe kamerierët e restorantit bënë një vend të posaçëm në kuzhinë, ku gruaja e ndihmuar nga një mjek, solli në jetë beben e saj.
“Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodheshim, të gjithë u përlotëm kur pamë foshnjën.”- deklaroi pronari i restorantit,raporton BW./ak