Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi në banesën etyre u janë gjetur armë dhe lëndë narkotike. Sipas policisë së qytetit verior, bëhet e ditur se, në pranga kanë rënë: M.M, 59 vjeç dhe K.M, 21 vjeç.
Në pronën e tyre në fshatin Ças, Velipojë u gjet një parcelë në të cilën ishin të mbjella 750 rrënjë bimë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu çifte, pa leje dhe një qese me 6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva.
ma.me