Presidenti Françoise Hollande i është drejtuar kombit francez pak minuta para orës 4 të mëngjesit.
Ai ka konfirmuar se rreth 80 persona janë vrarë në sulmin e rëndë në Nice. Hollande ka thënë se sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes.
“Franca është e tmerruar me vrasjen e qëllimshme të dhjetëra njerëzve që thjesht po festonin 14 korrikun. Franca është e lënduar, por ju siguroj se do të jetë gjithmonë më e fortë sesa këta fanatikë”, ka thënë Hollande.
Ai pohoi se gjendja emergjente është zgjatur edhe për 3 muaj të tjerë. Ajo ishte vendosur pas sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, por do të hiqej më 26 korrik.