Presidenti Fransoua Hollande i është drejtuar kombit francez pak minuta para orës 4 të mëngjesit.Ai ka konfirmuar se rreth 80 persona janë vrarë në sulmin e rëndë në Nice. Hollande ka thënë se sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes.
“Franca është e tmerruar me vrasjen e qëllimshme të dhjetëra njerëzve që thjesht po festonin 14 korrikun.
Franca është e lënduar, por ju siguroj se do të jetë gjithmonë më e fortë sea këta fanatikë”, ka thënë Hollande. Ai pohoi se gjendja emergjente është zgjatur edhe për 3 muaj të tjerë. (b.an)