Shefi i Parlamentit Europian, Martin Schulz, ka deklaruar se qeveria e re e Theresa May ‘po vazhdon një cikël vizioz të rrezikshëm’. “Ne do të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë e sapoformuar në Mbretërinë e Bashkuar, sikurse kemi bërë në të kaluarën,” tha ai, transmeton koalb.com.
Megjithatë, ai ka shtuar se përbërja e kabinetit të ri ‘nuk ka në fokus të ardhmen e vendit’, ka shtuar ai.
“Mirëqenia e vendit nuk është pika qendrore e vendim-marrjes politike, por llogaritjet e brendshme partiake”, ka thënë Schulz.
Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të kthehet në një cikël vicioz të rrezikshëm, e cila do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në pjesën tjetër të Europës.
“Ne gjendemi në një situatë të vështire dhe të pasigurtë, prandaj qeveria në Mbretërinë e Bashkuar duhet të punojë dhe të veprojë me më shumë përgjegjësi,” ka shtuar Schulz.
ma.me