Meta ishte i pranishëm në Konferencën e Ambasadorëve e cila po mbahet në Kryesinë e Kuvendit. Në fjalën e tij ai ka vënë theksin tek reforma në drejtësi ku u shpreh se ajo duhet të miratohet me konsensus. Në vijim të fjalës së bashku me kryetaren e komisionit parlamentar për politikën e jashtme, Arta Daden, kanë falenderuar ambasadorët për rolin e rëndësishëm në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.