Ish kryeministri Sali Berisha tha se pavarësisht propagandës së qeverisë se ajo është më e interesuara për reformën në drejtësi, ka qenë opozita dhe komisioni i venecias, të cilat e kanë detyruar qeverinë që të kthehet tek propozimi nr 88 i Venecias. E njëjta gjë, ka theksuar Berisha, do të ndodhë edhe me vettingun dhe prezencën e ndërkombëtarëve në të.
Ish kryeministri ka shtuar se maxhoranca ka gënjyer kur ka thënë se i njëjti model është aplikuar në Kroaci dhe Rumani, duke premtuar se nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë ai do ta votojë reformën menjëherë.
Berisha ka deklaruar se është Kryeministri Rama, i cili ka vendosur që gjyqtarët ti emërojnë ndërkombëtarët.
“U detyruat të ktheheni tek 88. Bile pak më thellë se 88 o Pandeli…! Po përse? 88 nuk e kishte bërë opozita, por Venecia. Nuk mund të emërohet pa një pjesëmarrje parësore të opozitës.
Tani të vijmë tek vetingu. Prap do vini tek ne! Drita morale e opozitës do ju verbojë juve! Edi Rama kërkon që gjykatësit ti emërojnë të huajt.
Të huajt nuk kanë asnjë detyrim ligjor dhe kushtetues ndaj këtij vendi.
Unë jam sovranist, un jam i bindur në këtë, por jua them ju, unë e përjashtoj veten, nuk insistoj, mirëpo cfarë ndodh… në zhvillimet e fundit më thonë, këtë ndryshim kushtetues e ka Kroacia dhe Rumania. Ju them këtu, nëse këtë do e kishte kroacia dhe Rumania, jua them këtu, do ta miratoja. Do ta pranoja si një dorëzim të kushtëzuar të sovranitetit për integrimin në BE. Nuk eziston kjo, më rezulton se në kushtetutat e këtyre vendeve nuk ekziston kjo gjë.”- tha Berisha.