Gjykata e Apelit nuk ka marrë parasysh kërkesën e administratores së kopshtit “Diren”, Anjeza Shabanin, duke e lënë atë në “arrest me burg”.
Seancën e sotme, edukatorja, etiketuar si monstër, që u filmua teksa dhunonte kafshërisht një djalë vetëm 3-vjeç, ishte e pranishme në gjyq dhe u shfaq para trupit gjykues e penduar.
Ajo ka pranuar se gjesti që ka bërë nuk i shkonte, por u mbrojt duke aluduar se i ishte ngritur kurth. Kjo, pasi sipas saj, edukatorja mbante qëndrim neutral, shkruan panorama. Pronarja, ashtu si edhe në seancën e shkallës së parë ka theksuar se video është e paplotë, pasi po të shihet materiali bruto, ajo duket se e ka qetësuar fëmijën, madje edhe e ka puthur atë.
Por, pavarësisht kësaj, trupi gjykues ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë dhe të mbajë në “arrest me burg” Anjeza Shabanin./a.k