Sipas një studimi gati 69 për qind e njerëzve në SHBA përdorin telefonat e mençur në WC-të e tyre për të biseduar dhe duke bërë postime në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale si Facebook, transmeton Arbresh.info.
Sipas sondazhit nga MiMedia online me bazë në New York, dymbëdhjetë përqind e të intervistuarve pranuan se shikojnë materiale eksplicite nga telefonat e tyre të mençur derisa qëndronin në tualet.
Gati 25 për qind thanë se u kishten rënë telefoni në tualet dhe gjasat për një aksidentë të tillë sipas tyre ishin më të mëdha me përdoruesit e Androidit sesa me iPhone.
Rreth 59 përqind thanë se në banjo shikojnë të rejat në rrjetet sociale si Tëitter, Facebook, Snapchat dhe Instagram.
Për më tepër 83 për qind e njerëzve të cilët kishin shfletuar aplikacionet e tyre ishin meshkuj, ndërsa femrat pranuan se në banjë kishin bërë më shumë selfie. Përveç kësaj, 32 për qind pranuan se bëjnë blerje online sa janë në banjë. (java / r.a)