Gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 52.918 TEU (njësi kontejnerike), ose 1.467 TEU më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.
Nga të dhënat e sektorit të statistikave, mësohet se që nga fillimi i vitit 2016 në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 99 anije tregtare kontejneresh, me afro 691 mijë ton mijë ton mallra gjithsej, duke mbetur thuajse në të njejtat shifra me 6-mujorin e parë të vitit 2015. Pjesa dërmuese e anijeve, pasi kanë sjellë mallra nga vende të tjera, janë ngarkuar po me kontejnerë, për t’u nisur drejt destinacioneve të tyre.
Importet dhe eksportet me kontejnerë zenë përkatësisht 51.13 % dhe 48.87 % të totalit. Numri më i madh i kontejnerëve është përpunuar përkatësisht gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti.
Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-qershor 2016 janë përpunuar mbi 1.67 milion ton mallra gjithsej. (java / r.a)