Presidenti sirian, Bachar al-Assad pohoi se aleati i saj rus nuk ka përmendur për asnjë moment largimin tim, përpara takimeve në Moskë të sekretarit të Shtetit amerikan, John Kerry në përpjekje për të rinisur procesin e paqes në Siri.
Prej disa muajsh, pala ruse dhe amerikane kanë rritur përpjekjet për të rinisur bisedimet mes regjimit të Damaskut dhe grupeve rebele në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje nëpërmjet një procesi të tranzicionit politik për të parandaluar konfliktin më tragjik që shkaktoi një krizë të rëndë humanitare.
I pyetur nga NBC News në lidhje me faktin nëse ishte në dijeni se presidenti Vladimir Putin dhe kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov kishin biseduar së bashku rreth procesit për të dalë në përfundimin e largimit të tij nga pushteti, Assad në mënyrë të prerë u shpreh: “Kurrë, pasi kjo çështje i takon vetëm popullit sirian”. (java / r.a)