Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen, duke argumentuar se ata kanë më shumë gjëra në mendje, janë më kreativë dhe të suksesshëm dhe se e shohin botën ndryshe.
Ne të gjithë kemi një mik apo koleg, i cili nuk vjen kurrë në orar. Ata nuk e bëjnë këtë për të na zemëruar neve, apo sepse mendojnë se kanë të drejtën të vonohen, kjo ndodh për shkak se është në natyrën e tyre.
Ndërsa menaxhimi me sukses i kohës mund të jetë i lehtë për disa, të tjerë nuk arrijnë kurrë të mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes së prioriteteve.
Nëse nuk jeni një nga këta persona që vonohen, atëherë jeni të prirë të zemëroheni nga njerëzit që nuk vijnë në orar. Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet në të gjithë botën, por veçanërisht kur bëhet fjalë për punën.
Kultura të ndryshme kanë kuptime të ndryshme për kohën, por veçanërisht në botën perëndimore të qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale.
Vonesat nuk janë mosrespektim- Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë. Marrja me disa gjëra njëherësh ndikon që të humbni sensin e kohës.
Ata që vonohen janë optimistë- Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist. Po, pikërisht kështu!
Personaliteti i llojit B fiton- Në vitet 1950, kërkuesit filluan t’i ndanin njerëzit në dy tipe të ndryshme personaliteti: tipi A dhe B. Ndërsa tipi A ju bën të jeni më konkurrues dhe të padurueshëm, tipi B ju bën më të qetë dhe më kreative. Ndaj vonesat e shpeshta nënkuptojnë se jeni në kategorinë B.
(java / r.a)