Efektivët e policisë së kryeqytetit kanë mundur të arrestojnë 3 shtetas, Donald Veipi, 24 vjeç si dhe të miturit me inicialet I. S., 17 vjeç, dhe G. P., 16 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Të rinjtë vinin nga Vlora dhe grabisnin dyqanet në Tiranë. Gjatë operacionit “shëtitësit” dhe arrestimit të të rinjve, policia ka sekuestruar dhe dokumentuar këto vjedhje si më poshtë vijon:
Më datë 13.07.2016, Specialistët e Komisariatit të Policise Nr.2 Tiranë, bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve: 1.Donald Veipi, 24 vjeç, banues në Vlorë. 2.I. S., 17 vjeç, banues në Vlorë. 3.G. P., 16 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas u konstatuan në flagrancë duke prerë me një sharre hekuri, çelesin e derës së jashtme të një dyqani në rrugën “Tish Daia”.
Gjithashtu është arritur të zbulohen dhe dokumentohen disa ngjarje të tjera në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2, ku këta shtetas janë të dyshuar si autorë të mundshëm të tyre.
– Më datë 26.06.2016, në rrugën “Irfan Tomini”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E. B., ku kanë marrë disa disa artikuj dhe një shumë monetare.
– Më datë 11.07.2016, në rrugën “Frosina Plaku”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E. K., ku kanë marrë një lap top dhe disa artikuj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan; një sharrë hekuri e përshtatur për të prerë çelësa, një palë pinca për prerje shufrash hekuri, një kaçavidë, një palë pinca, një çekiç si dhe një automjet tip Renault Megane.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 134 e 25 të Kodit Penal