Strukturat e SHÇBA në Kukes kanë arrestuar në flagrancë 2 punonjësit e policise Musa Bisheva 53 vjeç, lindur dhe banues ne Tropoje me detyre trup sherbimi ne piken e kalimit kufitar Qafë Morine, si edhe Gezim Shabanaj 48 vjeç lindur dhe banues ne Tropoje me detyre trup sherbimi ne piken e kalimit kufitar Qafe Morine, prane Drejtorise Rajonale te Kufirit Kukes.
Arrestimi i tyre u be per vepren penale te “Shpërdorimit te detyres” parashikuar nga neni 348 i Kodit Penal.
Te dy keta punonjes policie duke qene ne detyre ne date 13 Korrik, ishin duke shoqeruar nje shtetas te ndaluar nga Kosova, ne ambientet e Pikes se Kalimit kufitar.
Shtetasi Xhevat Thaqi, ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, por ai mundi te largohet ne drejtim te paditur.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kukes per 2 punonjesit e policise, per vepren penale te “Shpërdorimit te detyres”. (java / r.a)