Një grua nga Elbasani ka denoncuar në polici djalin e saj, pas dhunës së pësuar prej tij.
Mondeli Kuqja 20 vjeç me banim në fshatin Byshek, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij Dh.Kuqja 50 vjeçe.
Noa.al mëson se djali ishte natyrë problematike dhe i kërkonte vazhdimisht para të ëmës, duke çuar në debate mes tyre.
Ditën e djeshme ai e ka dhunuar egërsisht të ëmën, duke bërë që kjo e fundit ta denoncojë në polici.
Pas kallëzimit, 20- vjeçari u vu në pranga nën akuzën e dhunës në familje./a.k