Dashi
Një periudhë qetësie në punë do t’ju japë mundësinë të bëheni më aktivë në marrëdhënien tuaj në çift. Sot në planin sentimental jeni të favorizuar. Beqarët nuk do mundet të krijojnë ende një lidhje dhe kjo do i mërzisë paksa. Kujdes me financat të cilat do jenë të paqëndrueshme.
Demi
Edhe pse nuk është më dominues në shenjën tuaj, Marsi mund të vazhdojë edhe sot t’ju sjellë ndonjë pengesë në çift. Kujdes, do ta keni shumë të vështirë të arrini një marrëveshje. Beqarët edhe pse do mundohen nuk do e gjejnë dot dashurinë. Në planin financiar do jeni me fat.
Binjakët
Pozicioni i yjeve është i tillë që më së fundi i kthehet ëndrrës tuaj. Është momenti që t’i kushtoni rëndësi ndryshimeve në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do gjejnë një person me të cilin do mund të krijojnë edhe një lidhje. Financat do përmirësohen falë menaxhimit tuaj.
Gaforrja
Saturni kthehet pas një periudhe të gjatë kohe në shenjën tuaj. Fillon kështu një periudhë bilancesh, revizionesh, përzgjedhjesh por edhe një përgjegjësi më e madhe për ju të dashuruarit. Beqarët do kenë plot takime dhe do tregohen të arsyeshëm me kë do shoqërohen. Kujdes me financat.
Luani
Marsi qëndron përsëri në anë të kundërshtimit për ju të dashuruarit, kjo do t’ju bëjë agresivë dhe disi të bezdisshëm. Mundohuni të mos i shprehni streset tuaja. Beqarët do jenë mjaft të mbyllur në vetvete dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat nuk do jenë aspak të mira.
Virgjëresha
Falë një pozicioni të favorshëm të yjeve dita e sotme do të jetë e qetë për ju që jeni në një lidhje dashurie. Rutina e përditshme do t’ju nervozojë pak, por në mbrëmje gjithçka do të kalojë. Beqarët për të mos qëndruar vetëm do hidhen pa u menduar në krahët e atij që pëlqejnë. Në planin financiar do jeni me fat.
Peshorja
Është një moment i rëndësishëm për ju të dashuruarit. Do të gjendeni shumë pranë situatave të vështira dhe të papritura, të cilat do t’i kaloni me sukses. Beqarët do arrijnë të gjejnë dashurinë më në fund dhe të nisin një lidhje. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar.
Akrepi
Do të ndiheni si të zënë në kurth nga një situatë e re me partnerin/en, që ndoshta do të jetë përcaktuese për të ardhmen. Beqarët nuk do ndihen gati për të ndryshuar statusin dhe do refuzojnë ftesat për takime. Financat do i keni gjatë të gjithë kohës nën kontroll.
Shigjetari
Do të jeni shumë entuziastë dhe aktivë dhe do të ndërmerrni punë me shumë përgjegjësi në marrëdhënien tuaj në çift. Mirë do të ishte që t’i ndanit përgjegjësitë me partnerin/en. Beqarët nuk do e kenë mendjen shumë te dashuria, pasi do argëtohen tej mase me miqtë e tyre. Financat do kenë shumë përmirësime.
Bricjapi
Idetë e reja dhe gjeniale nuk do t’ju mungojnë aspak, vetëm se duhet që t’ia shprehni edhe partnerit/es. Një mbrëmje e këndshme me njeriun e zemrës do të jetë një ide e mirë. Beqarët do kenë shumë takime dhe njohje, por nuk do jenë ende të vendosur për të hedhur hapa. Financat e mira.
Ujori
Ndonëse është një periudhë e vështirë për ju të dashuruarit, do të keni mundësinë që përsëri të shfaqni aftësitë dhe kreativitetin tuaj. Do të jetë më mirë të mendoheni, para se të thoni diçka. Beqarët do jenë të pafat në dashuri dhe nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Edhe me financat do keni probleme.
Peshqit
Edhe sot do të vazhdojë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje dhe shumë prej atyre që janë në çift, sot mund të shënojnë arritje jo të pakta. Beqarët ndihen mjaft mirë me statusin e tyre dhe nuk do duan ta ndryshojnë atë. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.