Një aksident ka tronditur sot Tiranën teksa një automjet shtypi për vdekje një grua dhe plagosi dy fëmijët e saj.
Mësohet se viktima është Dhurata Doku Prifti, 37-vjeçe. Ajo është ish- kampione me ekipin e Studentit në qitje, ndërsa pasi u përplas nga një makinë te ‘Jordan Misja” ajo ndërroi jetë në spital. Fëmijët e saj janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia thotë se disa orë pas ngjarjes është arrestuar drejtuesi i mjetit Andrea Memollari, 20 vjeç. Ai u largua pas aksidentit nga vendngjarja ndërsa drejtonte një automjet tip Benz me targa AA 476 GL. (java / r.a)