Ora 9 e mëngjesit dhe 33 persona gjenden në rrugët e New Yorkut, të rrëzuar, ose duke ecur të përhumbur. Shkak ishte bërë një lloj droge sintetike e quajtur ‘K2’, të cilën të rinjtë e kishin marrë në një klub nate në Bruklin.
Ishte një skenë gati e ngjashme me filmin “The Walking Dead”. Por në këtë rast nuk bëhej fjalë për zombi, por për njujorkezë. Asnjë infeksion nuk kishte në trupin e tyre, vetëm efekti i keq i drogës që kishin marrë. Të 33 personat që u gjetën në rrugë u shtruan në spital, ndërsa mjekët thanë se kishin marrë mbidozë të K2, një lloj marijuane sintetike.
bw/d.i.