Kush mendon se mrekullitë e futbollit për këtë vit mbaruan me Euro 2016, gabohet. Uellsi, Islanda, Shqipëria, Portugalia shfaqën surpriza, ashtu si më parë Leicester në Angli, por një e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë.
Lincoln Rfed Imps, kampion i Gjibraltarit, ka mundur 1-0 Celtic Glasgow në raundin e dytë paraeliminator në Champions League.
Sigurisht që skocezët janë superfavoritë për t’u kualifikuar më tej, në ndeshjen e kthimit, por kjo nuk e zvogëlon aspak arritjen e skuadrës nga “shkëmbi” i Evropës.
Autor i golit ishte Lee Casciaro, i cili është polic. I njëjti lojtar ka shënuar edhe golin e parë për Gjibraltarin në ndeshjet zyrtare në kualifikueset e Euro 2016. Rastësi ose jo, por edhe në atë rast kundërshtarë ishin skocezët, me kombëtaren e tyre.
d.i.