Të paktën 15 shqiptarë ranë në pranga, ndërsa policia greke sekuestroi 55 kg marijuanë dhe 1.7 kg kokainë. Në sajë të tre operacioneve nga policia e Athinës u bë e mundur sekuestrimi i mbi 29 mije eurove.
Mësohet se në operacionin e parë u sekuestruan 17.5 kg marijuanë, 155 gram kokainë, 1 pistoletë me 27 fishekë, 4415 euro e sende të tjera. Në këtë operacion u arrestuan 9 shqiptarë të moshës 22-45 vjeç dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë. Ata janë pjese e një organizate që trafikonte droge dhe e shpërndante atë në Athinë.
Ndërkohë, në operacionin e dytë u arrestuan 5 shqiptarë të moshës 25-53 vjeç, ndërsa u sekuestruan 1.8 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe 24530 euro. Grupi kriminale sillte drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante në Athinë, shkruan panorama.
Sakaq, në operacionin e tretë u arrestua një shqiptar 28-vjeç dhe u sekuestruan 35 kg marijuanë, 1 Kallashnikov dhe 400 euro. Bëhet e ditur se droga vinte nga Shqipëria, magazinohej në shtepinë e 28-vjeçarit dhe me pas shpërndahej në Athinë.