Mbrojtesi francez Samuel Umtiti është transferuar te Barcelona për 5 vjet me një “klauzole për largim prej 60 milionë eurosh”, bëri të ditur klubi spanjoll.
FC Barcelona ka paguar 25 milione euro per kete transferte, te realizuar qe nga 30 qershori, per mbrojtesin qendror francez te pergatitur tek Lyon, i cili mori nje dimension te ri ne Euro, duke qene titullar ne ekipin e Frances ne cerekfinale, gjysmefinale dhe finale.
22-vjecari do te gjeje tek Barça patriotin e tij, Jérémy Mathieu, gjithashtu mbrojtes qendror, por i padisponueshem pas demtimit te pesuar ne fund te majit.
Umtiti, transferta e dyte e Barçës pas mesfushorit spanjoll Denis Suarez, do t’i nenshtrohet vizites mjeksore te premten paradite dhe me pas do te prezantohet ne Camp Nou ne mesdite, saktesoi klubi.
atsh/d i