Kush dëshiron të ketë akses në tregun unik evropian duhet të pranojë si shkëmbim të gjitha liritë themelore, përfshirë edhe atë të lëvizjes së lirë të njerëzve, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Deklarata erdhi gjatë një diskutimi përpara trupit diplomatik të akredituar në Gjermani, në një nënkuptim të hapur ndaj Britanisë së Madhe pas Brexit dhe pak orë nga marrja e postit të kryeministrit nga ana e kryekonservatores së sapozgjedhur, Theresa May.
“Ishte e qartë se nuk do të ishte e lehtë”, tha Merkel duke iu referuar Brexit. “Por, me liderë të tjerë evropianë e kemi gjetur zgjidhjen. Bashkëpunimi të shpërblen dhe për këtë, të gjithë këtu në Evropë janë të bindur”.
BW/d.i.