Gjykata e Krimeve te Rend kanë rivleresuar këtë te marte masën e sigurisë për Emiljano Shullazin dhe vendosi që deri në përfundim të hetimeve ai të qëndrojë pas hekurave. Avokati i Shullazit, Vladimir Mece deklaroi se nuk ka prova mbi bazë të cilave të mbahet në qeli klienti i tij dhe se sipas tij Shullazi po mbahet në burg pa prova, por mbi thashetheme mediatike. Sipas burimeve gjate seancës Emiljano Shullazi nuk ka qenë prezent por kishte bërë një deklaratë në të cilën thuhej që nuk dëshiron të marrë pjesë.
Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë e Krimeve të Rënda si i dyshuar për “pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale”. Pak orë pasi është shoqëruar nga forcat e policisë Emiljano Shullazit i është komunikuar urdhër arresti, ndërsa bashkë me të janë arrestuar edhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, si edhe shoku i tij Gilmando Dani.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi ndodhen ne paraburgim në Tiranë, dhe akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Të pandehurit nuk i kanë pranuar në asnjë moment këto akuza dhe kanë kërkuar lirimin nëpërmjet avokatëve të tyre.
BW/d.i.