Bamja kultivohet përgjatë rajoneve tropikale dhe me temperatura të nxehta. Ajo ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietal, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina, 0.1 gramë yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez.
Këta përbërës e bëjnë bamjen një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë.
Efektet e kësaj bime mund t’i fitoni edhe ne qoftë se e konsumoni të zier, të fërguar etj.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjell bamja:
Forcon imunitetin
Zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi
Zvogëlon nivelet e kolesterolit
Parandalon sëmundjet në veshkë
Ndihmon me simptomat e astmës.
Për ta përgatitur pijen nga kokrrat, fillimisht duhet t’i merrni katër bamje të freskëta me madhësi mesatare dhe t’ua pritni majat.
Prejini në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë. I lini gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një gotë të re me ujë të freskët dhe pijeni.
BW/d.i.