Mërgim Mavraj ka lëshuar alarmin se kombëtarja shqiptare e ka të humbur garën e saj për të bindur talentet kosovare që të veshin fanellën kuqezi në të ardhmen.
Mbrojtësi kosovar, mendon se brezi i ri do ta ketë shumë të vështirë të vendosë për ‘t’iu bashkuar kuqezinjve tani që UEFA dhe FIFA e kanë njohur kombëtaren e Kosovës në instancat e tyre”. Megjithatë, lojtari i Këlnit qetësoi tifozët, pasi ai mendon se lojtarët aktualë kosovarë nuk do ta rishikojnë vendimin e tyre, edhe pse tashmë ata e kanë këtë të drejtë.
“Kosovarët tashmë kanë ekipin e tyre. Kjo bën që dera për të kaluar te Kosova te jetë e hapur për kosovarët që luajnë me Shqipërinë ose ndonjë vend tjetër. Sa i përket gjeneratës tjetër, a do të vinë te Shqipëria apo jo, kjo varet prej shumë faktorëve. Federata shqiptare duhet të krijojë kushte dhe infrastrukturë sa më të mirë”, tha Mavraj për revistën gjermane “Kicker”. (java / r.a)