Guardia Di Finanza në Como ka konfiskuar 800 kg marihuanë dhe ka arrestuar dy shqiptarë dhe një malazez për trafik ndërkombëtar të drogës dhe armëmbajtje të paligjshme.
Operacioni u zhvillua nga Guardia në bashkëpunim me ushtarakët e Policisë Tatimore dhe të Grupit të Lecce-s në provincën e Brindisi e Lecce. Ai është rezultat i veprimtarisë intensive hetuese që nisi me kapjen e dy shqiptarëve në Puglia me një makinë në të cilën transportonin 150 kg marihuanë.
Hetimet e mëvonshme zbuluan magazinën kryesore të drogës në një vend të izoluar në Lecce brenda së cilës u gjetën 650 kg marihuanë, një pistoletë dhe dy karikatorë me 15 fishekë.
Droga ishte destinuar për treg në Lombardia, Piemonte, Veneto, Emilia – Romagna, Lazio, Marche, Toscana e Abruzzo dhe do të sillte fitime në më shumë se 4 milionë euro.
ma.me