Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland filloi sot pasdite një vizitë zyrtare në Serbi, e fundit në turin ballkanik që ajo zhvilloi.
Nuland do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Pritet që zyrtarja e lartë amerikane të takohet me kryetaren e parlamentit serb, Maja Gojkoviç dhe më pas me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiç.
(java / r.a)