Kandidati djathtë për Bashkinë e Tiranës, Dr. Halim Kosova, është ndaluar sot në Kashar ku ka zhvilluar takimin e tij elektoral të radhës.
Duke falenderuar Bashën për kandidimin, Kosova nuk ka ngurruar të falenderojë edhe Berishën i cili sipas tij, i ka hapur derën e PD .
“Gjej rastin të falënderoj Partinë Demokratike, falënderoj Bashën për caktimin tim si kandidat, por nuk mund të lë kurrë pa falënderuar z. Berisha, i cili më hapi derën në PD.“, tha Kosova.
Në fjalën e tij para qytetarëve, Kosova rpemtoi se ulja e taksave me 30% do të rrisë mundësinë dhe numrin e të punësuarve.
Nga ana tjetër Kosova premtoi investime në infrastrukturë si dhe theksoi rëndësinë që për atë do të ketë ndihma poër personat me aftësi të kufizuar.
“Do të ketë transport falas për nxënësit. Do të ndërtojmë kënde lojëra për fëmijët, do vendosim rampa në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. Do tregoj përparësi për zonar rurale”, tha Kosova.