Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka bërë të ditur se do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Beratit.
Mësohet se specialistët kanë nisur prej dy ditësh hapjen e 350 vrimave në objekt për vënien e eksplozivit, raporton TCH.
Objekti 4-katësh që do të shembet ndodhet në lagjen e vjetër të Mangalemit, pranë lumit Osum.