Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar i cili përndiqte prej kohësh një grua 37-vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Gj.K.
Materialet ndaj tij i janë përcjellë prokurorisë ndëkrohë policia vijon kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi.
“Më datë 10.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Gj.K, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej disa kohësh përndjek shtetasen E.B, vjeç 37, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 121/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.