UNESCO reagon ndaj lajmit të publikuar se Organizata e kishte shpallur fenë e Islamit, fenë më paqësore në botë. E këtë shkrim e kishte publikuar media satirike, “Juntakareporter”. Përmes kësaj deklarate duam t’u referohemi njoftimeve të fundit të publikuara në faqen e internetit “Juntakareporter”, të cilën kanë cituar një deklaratë të dyshimtë me certifikatën e UNESCO’s se “Islami është religjioni më paqësor në botë”, deklaratë e cila nuk është bërë nga Organizata jonë dhe se certifikata e prodhuar në këtë faqe, është vepër e falsifikuar.
Media e cila e ka publikuar këtë informacion, është media satirike. UNESCO nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie zyrtare me njësinë ekonomike të referuar si “Fondacioni Ndërkombëtar për Paqe”, e as nuk ka mbështetur kurrë një deklaratë ose një të dhënë të tillë. Në përputhje me mandatin, Organizata ka përgjegjësinë për të promovuar dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor në një shkallë globale, me mbështetjen e pagabueshme të shteteve anëtare të saj, partnerëve dhe rrjeteve.
Duke vepruar kështu, UNESCO promovon respektin mbi bazat e barabarta për të gjitha traditat e besimet dhe gjithmonë përpiqet për të ndërtuar ura dhe për të forcuar lidhjet kurdo që është e mundur.
ma.me