Pas një defekti që ka ndodhur në njërën nga linjat kryesore, UKT njofton se në disa zona të Tiranës do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm. Zonat që preken nga ky defekt janë Qesarakë 1, Rruga e Luleve, Kodra e Priftit si dhe një pjesë e Shkozës në rrugën “Ali Shefqeti”.
UKT thotë se punëtorët janë në terren dhe po punojnë që ta riparojnë sa më shpejt defektin e shkaktuar, në mënyrë që në këto ditë të nxehta banorët të mos vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre.
“Puna për riparimin do të vazhdojë pa ndërprerje derisa defekti të riparohet dhe të sigurohet furnizimi normal me ujë. UKT dëshiron edhe njëherë të falenderoj qytetarët për mirëkuptimin si dhe t’iu kujtojë atyre rëndësinë e mos shpërdorimit të ujit në këto ditë të nxehta vere” – deklaron institucioni ne fjale. (java / r.a)