Fatima Almomen është një bukuroshe nga Kuvajti, e cila ka një pasion të shprehur për artin, dizajnin dhe modën. Ajo është diplomuar për arkitekturë dhe është duke ndërtuar karrierë si arkitekte, ndërsa pas vetes ka disa projekte të suksesshme.
Krahas kësaj, dashuria e saj e madhe është moda, prandaj në rrjetet sociale, shpesh publikon kombinimet e veta të modës, ndërsa çdo ditë e përmirëson njohurinë e saj në këtë fushë.
Një pjesë të madhe të kohës e ndan për udhëtime, ashtu që aktualisht jeton në relacionin Kuvajt-SHBA. E pyetur se cila është femra më e bukur në botë, sipas saj, Fatima përgjigjet: Kate Moss. /Telegrafi/a.k