Pas takimit që ka patur me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland, Kryeministri Edi Rama ka folur për një dakortësi të plotë qëndrimesh mes tij dhe zyrtares së SHBA, fill pasi kjo e fundit tha se në tryezë ka një rpopozim të ri për të zgjidhur ngërçin e reformës në drejtësi.
“E falenderova miken e Shqiperise Victoria Nuland per angazhimin e forte te SHBA per Reformen ne Drejtesi. Dakordesi e plote qendrimesh”, statusi i Ramës në “Twitter”.
Më parë, përmes një deklarate për shtyp në lidhje me takimin mes Ramës e Nuland, kryeministria njoftonte se gjatë takimit kryeministri ka rinënvizuar qëndrimin se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cënon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian./java/a.k