Nënat janë ato që njihen për dashurinë e pazëvendësueshme dhe të pafund.
Por kjo nuk është e gjitha, nëna është ajo që gjithnjë jep udhëzime dhe këshilla fëmijës që gjithçka të i ec mbarë atij gjatë gjithë jetës, njofton Klan Kosova.
Megjithatë në pamjet në vazhdim mund të shihni momente të tmerrshme të një nëne e cila jep udhëzime jo të hijshme vajzës së saj katërvjeçare.
Në videon e mëposhtme, shihen që të dyja në një supermarket në Meksikë, teksa nëna udhëzon vajzën e saj për të vjedhur madje e mëson atë edhe për mënyrën se si mund ta bëjë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
Pamjet në vazhdim të kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë çastin tronditës ku vajza hyn nën një derë të arkës së supermarketit.
Për më shumë detaje ndiqni pamjet në vazhdim: