Nëse dëshironi ta çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër, atëherë sigurohuni që të keni aftësitë e mëposhtme për të qenë sa më të suksesshëm në zyrë.
Puna e palodhur, fuqia e negocimit dhe puna në skuadër, këto janë në çdo listë të aftësive të punës që do t’ju ndihmojnë të ngriheni në detyrë. Kështu, secili prej kolegëve që po kërkon një ngritje në detyrë i di ato.
Por, ka shumë aftësi të tjera më pak të njohura të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni më shumë para. Ja se cilat janë këto shtatë aftësi dhe mënyra si mund t’i përsosni ato.
1. Komunikimi konciz
Ne të gjithë e dimë se punëdhënësit e vlerësojnë shumë komunikimin e rrjedhshëm, por të qenët koncizë do t’ju vërë në majë të listës për ngritjen në detyrë, sipas Igor Kholkin, një menaxher operacional në një kompani.
“Njerëzit që mund të dalin në një ide të caktuar me sa më pak fjalë të jetë e mundur janë kandidatë kryesorë për pozicione menaxhimi”, tha ai. “Ata kanë efikasitet kohe dhe mund të shpjegojnë gjithçka shpejt”.
Nëse nuk keni kohë të hyni në një kurs komunikimi, ju mund të bëheni më praktikë dhe të rishikoni të gjitha mesazhet tuaja dhe t’i hiqni atyre informacionin e panevojshëm derisa të mbeten vetëm detajet e vlefshme.
2. Inteligjenca emocionale
Aftësia për të lexuar dhe kuptuar emocionet e të tjerëve është një aftësi shumë e vlefshme, por shpesh e nënvlerësuar në tregun e punës.
Forca e punës së 30-vjeçarëve e vlerësojnë shumë inteligjencën emocionale dhe kjo çon në rritjen në detyrë të të gjithë atyre që i kanë këto aftësi. Kjo ndodh, sepse menaxherët me inteligjencë emocionale e dinë si të komunikojnë me secilin person të stafit të tyre.
Një hap i parë për të përmirësuar këtë aftësi kyçe është të mësoni të identifikoni me objektivitet emocionet tuaja dhe të kuptoni se si e prekin atë sjelljen tuaj.
“Ju mund t’i aplikoni më pas ato për të identifikuar emocionet e të tjerëve, për të ndarë eksperiencën me ta dhe për të punuar së bashku rreth një rezultati të dëshirueshëm”.
3. Aftësia për të influencuar
Aftësia për t’i bërë njerëzit të veprojnë ashtu sikurse juve keni nevojë pa i detyruar ata, është një cilësi e paçmuar mjaftueshëm në tregun e punës dhe shpesh çon në rritje rroge dhe ngritje në detyrë. Me këtë aftësi liderët më të mirë në punë kanë mundësinë të motivojnë të tjerët në skuadër. Por kini parasysh se influencuesit duhet të shihen si persona të arsyeshëm, jo si dikush që duhet pasur frikë apo ndjekur vetëm nga fjalët që thotë.
Për ta zhvilluar këtë aftësi, bëhuni një mendimtar proaktiv dhe mbështetuni te skuadra juaj. Dilni vullnetar për detyrat më të vështira ose mbani një fjalim të rëndësishëm gjatë një prezantimi projekti sfidues.
4. Pozitiviteti
Askujt nuk i pëlqen një person pesimist. Por një punonjës që është gjithnjë pozitiv edhe kur merr një detyrë të vështirë, do të vlerësohet shumë në industri.
Ka shumë aftësi që punëdhënësit kërkojnë te punëmarrësit, por ruajtja e një sjellje dhe mendësie pozitive bën diferencën dhe shpreh më tepër profesionalizëm nga sa mund ta mendoni. Nëse jeni një person i tillë, me gjasa do të merrni një rritje rroge.
Nëse mendoni se nuk jeni aq pozitivë nga sa duhet atëherë jini të hapur për humor, kontrolloni veten mos jeni përfshirë nga negativiteti, jetoni shëndetshëm, shoqërohuni me njerëz pozitivë dhe praktikoni diskutimin pozitiv me veten.
5. Mban shënim gjithçka
Nëse po kërkoni për një rritje në detyrë, tashmë duhet të keni të shkruara të gjitha arsyet përse e meritoni atë. Ju mund të filloni duke shënuar arritjet tuaja që të mos nguteni në minutë të fundit me t’u hapur gara për një pozicion të ri.
Për ta zhvilluar këtë aftësi nuk ka nevojë për shumë mund. Ju mjafton vetëm të gjurmoni arritjet tuaja në disa fletë dhe sigurohuni që të përfshini detajet, datat dhe të shpjegoni si e ndihmoi kjo kompaninë tuaj.
6. Të jetuarit me ndërgjegje
Nëse mendoni se të qenët i ndërgjegjshëm është diçka që e bëni vetëm jashtë zyrës për të ribalancuar jetën tuaj, mund t’ju duhet ta rimendoni këtë gjë. Studimet tregojnë se kjo është një aftësi e rëndësishme në zyrë dhe që përmirëson produktivitetin dhe vendimmarrjen tuaj.
Ka shumë mënyra për ta kultivuar ndërgjegjen, por më të zakonshmet janë meditimi dhe joga.
7. Krijimi i lidhjeve
Kur mendoni për krijimin e lidhjeve mund t’ju shkojë mendja të krijimi i një baze kontaktesh brenda industrisë që nëse do t’ju duhet një tranzicion t’i përdorni ato kontakte për kompanitë e tjera. Por në fakt, krijimi i lidhjeve është të njihni njerëzit brenda organizatës suaj, në mënyrë profesionale dhe sociale që të mund të dini më mirë terrenin ku po notoni. Kjo aftësi është e lehtë për t’u praktikuar. Sa më shumë biseda të sinqerta dhe pa paragjykime. (shqip)