Daily Mail ka publikuar një bisedë telefonike të presidentit amerikan Bush dhe kryeministrit britanik Blair para luftës në Irak.
Fjalët e tyre janë tejet poshtëruese dhe vulgare.
“Jam gati t’i marr me shqelma by**ëve”, i thotë Bush kryeministrit Blair.
Ja një pjesë e bisedës së tyre:
Bush: Përshëndetje!
Blair: Çkemi, si je?
Bush: Jam mirë, Shumë mirë. Por më e rëndësishmja, si je ti…po tregohesh shumë guximtar Gjuha jote e trupit shumë mirë. Të pashë në TV. Lider i vërtetë. Do të mbahesh mend gjatë.
Blair: Eh, vërtet. Është e vështirë ndonjëherë. Më beso. Por edhe ti po ia del mirë.
Bush: Unë? Unë jam gati të shkelmoj ca by**ë!
Blair qesh i nervozuar dhe i thotë që presidenti francez Shirak po shkakton probleme për të ndaluar miratimin në OKB të rezolutës që mbështet luftën.
Bush: Francezët nuk kanë mbështetur asnjëherë askënd. A kanë fituar ata ndonjë luftë përveç Revolucionit Francez?
Blair: Po, ke të drejtë.
Vijojnë të bëjnë shaka lidhur me francezët…
Blair: Çfarë do bëjmë tani?
Bush: Them ta mbyllim, këtë të premte rezolutën e OKB. Do të flasim me Kilin, me Meksikën, ta mbyllim.
Blair: Mendoj se për europianët e premtja është herët…
Qetësi e gjatë në telefonatën mes tyre…
Bush: E di çfarë? Ne mund të regjistrojmë këtë bisedë dhe bëjmë në mënyrë të tillë që Shirak ta dëgjojë. Kur ai biri i kurvës Saddami të godasë Europën, ata do të thonë “Ku ishin George dhe Tony?”
Qeshin me njëri-tjetrin…
Blair: Duhet të bëjmë që njerëzit të kuptojnë se nuk po shkojmë në luftë pse duam ne, por sepse nuk ka zgjedhje tjetër.
Bush: Po, madje kam përgatitur një fjalim për nesër dhe do flas rreth kësaj gjëje. Por duhet të përmirësojë gjuhën e trupit. Ti je në rregull ndërsa unë kam probleme. Si ia del?
Blair: Epo…
Bush: Tony, amerikanët nuk do ta harrojnë atë që po bën ti. Njerëzit më pyesin: A është kryeministri britanik në krah me ty në këtë luftë? A ke besim te Blair? Dhe unë them me vendosmëri: Po! Sepse e di çfarë lideri je ti. Ke kurajo. Je njeri që nuk të lë në baltë!
Blair duke qeshur: Ky mund të jetë epitafi në varrin tim…
Bush: Po, pak a ashumë “këtu prehet një njeri me kurajo të madhe”.
Blair: Fiks ashtu…
Tema/d.i.