Policia greke ka gjetur në Kostur 13-vjeçaren e zhdukur në Sarandë disa ditë më parë. E mitura L. Qorri u gjet nën shqoërinë e 33-vjeçarit Gentian Zogu, emri i të cilit ishte përmendur nga prindërit e vajzës në denoncimin e bërë.
Ky person u ndalua nga policia greke dhe pritet të ekstradohet në vendin tonë. Ndërkohë pritet edhe ekstradimi i vajzës së mitur. Mësohet se ata kaluan ilegalisht kufirin sipas policisë shqiptare. Prindërit e vajzës deklaruan se Zogu, çoban i zonës kishte mashtruar vajzën./a.m.